Surprise Me!

Kush është 39 - vjeçari që u ekzekutua në Vlorë. Gjendet makina e djegur e autorëve

2017-07-05 4 Dailymotion

Ky është Elidon Mehmeti, 39 - vjeçari i cili një natë më parë u ekzekutua për vdekje në qytetin e Vlorës.

Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë orëve të vona të mbrëmjes, në lagjen "Pavarësia".

39 - vjeçari Mehmeti ndodhej në automjetin e tij, kur u ekzekutua për vdekje nga persona ende të pa identifikuar.

Mbi 20 plumba mësohet se u zbrazën në drejtim të viktimë, shenjat e të cilëve dalloheshin qartë në derën e makinës së tij.

Mëngjesin e sotëm, policia ka gjetur të djegur automjetin me të cilin dyshohet se udhëtonin autorët e kësaj ngjarjeje të rëndë. Makina e tipit BMW është gjetur e në flakë në anë të rrugës, në Feras të Fierit.

Gjatë orëve të natës janë shoqëruar disa persona, që sipas policisë mund të kenë dijeni për krimin. Mehmeti për policinë ishte në listën e personave të dyshimtë, për trafiqe të paligjshme. Ai mësohet se është marrë me skafe dhe kjo është një prej pistave kryesore ku po hetohet.

Ekzekutorët e 39 - vjeçarit dyshohet të jenë vrasës me pagesë./tvklan.al

Buy Now on CodeCanyon